Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Rama ndan pamjet: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon. “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama. Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije. Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare. Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik...