Burimi:
Opinion.al

VIDEO/ Rama gati për hapjen e fushatës, vesh atletet e bardha: Fillon maratona
👁5726
Pak minuta para hapjes zyrtare të fushatës elektorale të PS në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, teksa shihet duke u bërë gati të veshë atletet.Në atlete është printuar edhe 5, numri që mban PS në fletën e votimit. Në video kryesocialisti dëgjohet duke thënë “Nga Berati fillon maratona. Vetëm 5”. Ndërkohë, krahas videos shkruan: “Edhe për pak shihemi tek Skënderbeu. Për hajër”.