VIDEO/ Policia gaz masiv lotsjellës ndaj bizneseve private – Gruaja: Civilët më goditën me shkop gome

VIDEO/ Policia gaz masiv lotsjellës ndaj bizneseve private – Gruaja: Civilët më goditën me shkop gome

Vijon të jetë kaotike situata në kryeqytet, teksa policia ka vijuar të hedhë masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, por që nuk ka kuersyer as bizneset private. Për shkak të gazit, shumë punonjë janë prekur drejtpërdrejt me pasojë në shëndet, ndërsa probleme kanë hasur edhe disa të mitur brenda biznesit privat. Një prej pronarëve të bizneseve, e konsideroi absurde përdorimin e gazit lotsjellës, duke shtuar se situata të tilla nuk janë normale. Sakaq një tjetër grua e prekur po nga situata e rëndë dhe dhuna brutale, hodhi akuza në drejtim të Policisë së Shtetit, ku për Syri-n, tha se u qëllua me shkop gome në kokë nga civilë, ndërsa shtoi se në ndihmë i erdhën disa djem të rinj.