VIDEO/ Plas grushti mes pasagjerëve gjatë një fluturimi Bangladesh-Londër
Një incident i rëndë u shënua gjatë një fluturimi nga Bangladeshi drejt Londrës, në bordin e një avioni. Sipas pamjeve të publikuara në media të ndryshme, konflikti shpërtheu gjatë një përleshje mes pasagjerëve në një fluturim nga Bangladeshi për në Londër, të mërkurën. Alim Uddin, i cili e filmoi sherrin me grushta, e përshkroi atë si një "përvojë të frikshme". Sipas mediave të Bangladeshit, kompania ajrore deklaroi: "Ekuipazhi i kabinës reagoi shpejt dhe ndërhyri për ta vënë situatën nën kontroll". Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përleshjen.
Burimi:
syri.net