VIDEO/ Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë. Shtiren si protestues dhe thërrasin “Rama në burg”

VIDEO/ Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë. Shtiren si protestues dhe thërrasin “Rama në burg”

Një skenë që ngre pikëpyetje është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku rreth 15 persona të maskuar janë parë duke dalë nga ambientet e brendshme të Ministrisë së Brendshme, në një kohë kur kryeqyteti po përballet me tensione të larta për shkak të protestave. Sipas raportimeve, grupi ka lëvizur përgjatë godinave institucionale, në drejtim të kryqëzimit të rrugës “Myslym Shyri”. Prania e personave të maskuar ka tërhequr vëmendjen e efektivëve të policisë, të cilët fillimisht janë afruar drejt tyre, duke i marrë për protestues. Por situata ka marrë një tjetër rrjedhë pas komunikimit mes policëve dhe grupit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, efektivët janë larguar menjëherë pas kontaktit me personat e maskuar, pa kryer kontrolle apo shoqërime. Një tjetër...