Kaso: Rama të japë dorëheqjen, qeveri kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kaso: Rama të japë dorëheqjen, qeveri kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme

I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e pasdites në SYRI TV, deputeti Ivi Kaso u shpreh se dorëheqja e qeverisë Rama është kërkesa kryesore e opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kaso deklaroi se zgjidhja përfundimtare duhet të vijë përmes zgjedhjeve të reja, të garantuara nga një qeveri kujdestare. Duke iu referuar raporteve të ODIHR-it, ai theksoi përkeqësimin e standardeve zgjedhore dhe akuzoi qeverinë se përdor kapacitetet e shtetit në funksion të garës politike. Kaso bëri të ditur gjithashtu se opozita do të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, me synimin për të adresuar problematikat që cenojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pjesë nga intervista: Sigurisht, është koha gjithmonë për reformën zgjedhore. Është koha gjithmonë...