Sjellja politike e Macronit me Edi Ramën, e dyshimtë, si paraardhësi i tij me Muammar Gadafin
Sjellja politike e Macronit me Edi Ramën, e dyshimtë, si paraardhësi i tij me Muammar Gadafin Nga Ndriçim Kulla/ Takimi i 9 nëntorit 2026 në Pallatin Élysée, ku presidenti francez Emmanuel Macron priti kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një prej atyre ngjarjeve që meriton një vështrim përtej protokollit diplomatik, sidomos kur vendoset në kontekstin e zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri, të akuzave për korrupsion që kanë përfshirë nivele të larta të qeverisjes, ku përfshijnë direkt kryeministrin Edi Rama, dhe të protestave studentore që prej javësh kërkojnë përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e kryeministrit. Natyrisht, askush nuk mund të kundërshtojë të drejtën e Francës për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe as të drejtën e presidentit Macron për të pritur një kryeministër të një vendi...
Burimi:
sot.com.al