VIDEO/ Një qytetar shoqërohet zvarrë, një student përleshet i vetëm përballë 6 efektivëve

VIDEO/ Një qytetar shoqërohet zvarrë, një student përleshet i vetëm përballë 6 efektivëve

Situata përballë Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e Policisë kanë vijuar ndërhyrjet ndaj protestuesve, duke shoqëruar disa prej tyre me forcë. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, efektivët shihen teksa neutralizojnë një protestues, e mbajnë të shtrirë në tokë dhe e tërheqin zvarrë përgjatë vijave të bardha të rrugës, në drejtim të mjeteve të shoqërimit. Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video tjetër, ku një i ri shihet teksa përleshet me gjashtë efektivë policie. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjet, në një moment kur situata në terren vijon të mbetet e tensionuar. Ndërhyrjet e policisë po zhvillohen mes tymit dhe kaosit në rrugë, ndërsa shoqërimet në komisariate vijojnë. Zhvillimet e fundit po shoqërohen me përplasje të njëpasnjëshme mes protestuesve...