Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë
Në provincën Guizhou të Kinës, ku malet mbulojnë 92% të sipërfaqes, një projekt spektakolar infrastrukture po transformon përgjithmonë peizazhin. Autostrada e re Guizhou-Luan “futet” përmes vargmaleve, nëpërmjet një urë gjigante. Në vend të tunelëve, kthesave të shumta dhe ngjitjeve të ngadalta, Kina ka ndjekur një qasje krejtësisht të re, të “presë” malin përmes. Punëtorët kanë hequr majat, kanë rrafshuar terrenin dhe kanë hapur një rrugë të drejtë, spektakolare, që e shndërron një udhëtim të vështirë 70-minutësh në një udhëtim njëminutësh nëpër qiell. Autostrada përshkon zona të izoluara të Guizhou-t dhe përfundon në një nga projektet më të guximshme të inxhinierisë...