VIDEO/ Ndeshje fantastike e Ernest Muçit kundër Beshiktashit, gatuan golin e parë për Trabzonsporin
Trabzonspori ka fituar në shifrat 2-0 kundër Beshiktashit. Një fitore me shumë peshë për ekipin e Trabzonsporit, ndërsa Ernest Muci ishte një nga lojtarët kryesorë që vendosën për këtë fitore. Në golin e parë, aksioni u gatua nga këmbët e shqiptarit. Pas disa veprimeve të bukura, në të 20, Ernest Muci mori topin në krahë dhe goditi drejt portës, ku portieri devijoi topin dhe Tufan më pas e dërgoi në rrjetë. Shumë lojtarë vrapuan drejt Mucit për ta përgëzuar për aksionin, ndërsa shqiptari u vlerësua si një nga më të mirët e takimit. /Sport Ekspres/ ?? Ozan Tufan’?n derbide perdeyi açan golü.https://t.co/0UlURSxWLO — Fanatik (@fanatikcomtr) October 19, 2026
Burimi:
sportekspres.com