Izraeli vret komandantin e Brigadës Rafah të Hamasit, ishte në krye prej vetëm dy muajsh

Izraeli vret komandantin e Brigadës Rafah të Hamasit, ishte në krye prej vetëm dy muajsh

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë në një sulm ajror në jug të Rripit të Gazës komandantin e Brigadës Rafah të Hamasit, Samir Mahmoud Hassan Abu Younis, i cili kishte marrë drejtimin e kësaj strukture vetëm dy muaj më parë. Sipas autoriteteve izraelite, Abu Younis u vra gjatë një sulmi në zonën Al-Mawasi, pranë Khan Younis, në jug të Gazës. Vdekja e tij u konfirmua edhe nga krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam. Ushtria izraelite pretendon se Abu Younis kishte luajtur rol të rëndësishëm në planifikimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, si dhe në organizimin e sulmeve kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Nga ana tjetër, edhe Brigadat Al-Qassam e kanë përshkruar atë si një prej komandantëve kryesorë të përfshirë në planifikimin...