Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Meloni shkon në Beograd, takime me Vuçiçin
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po zhvillon një vizitë zyrtare në Beograd. Sipas gazetares Alba Kepi, kryeministrja italiane ka mbërritur këtë mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar ‘Nikola Tesla’ ku u prit nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, dhe ambasadori italian në Beograd, Luca Gori. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit rë marrëdhënieve bilaterale mes Italisë dhe Serbisë me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe çështjet rajonale. Meloni dhe Vuçiç kanë zhvilluar në rezidencën zyrtare ‘Vila Mir’, një takim dypalësh. Vizita e Melonit në Beograd vjen në një moment kyc për politikën evropiane në rajon dhe në marrëdhënien mes Italisë dhe Serbisë për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit.