VIDEO/ Kedhi: Diaspora ka rol thelbësor në përballjen me autokracinë, nesër nis turi i Berishës nga Vlora
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka deklaruar se diaspora ka një rol të rëndësishëm në veprimtarinë politike të PD-së dhe në përballjen që ai e cilëson si ‘emergjencë kombëtare’. I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Kedhi tha se, sipas tij, një grupim i vetëm politik nuk mund të përballet me atë që e konsideroi ‘autokraci’, duke argumentuar se nevojitet bashkimi i të gjithë elementëve të lirë të shoqërisë. Ai u ndal veçanërisht te roli i diasporës, duke thënë se ajo mund të jetë më pak e ekspozuar ndaj presioneve që, sipas tij, ekzistojnë brenda vendit. Kedhi bëri të ditur se turi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, do të nisë të martën nga Vlora. Sipas tij, qëllimi...
Burimi:
syri.net