VIDEO/ I nxehti në vend, policia bashkiake në Shkodër shpërndan shishe me ujë tek qytetarët

VIDEO/ I nxehti në vend, policia bashkiake në Shkodër shpërndan shishe me ujë tek qytetarët

Aktualitet E Mërkurë, 2 Korrik 2025 16:40 Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës. Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qendruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme. Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve. “Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale. Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.
Burimi: Kohajone.com