VIDEO/ Gunbardhi: Vlora pa ujë, qytetarët jetojnë me bojlerë e pompa, landfilli miliona eurosh një gropë pa standarde

VIDEO/ Gunbardhi: Vlora pa ujë, qytetarët jetojnë me bojlerë e pompa, landfilli miliona eurosh një gropë pa standarde

Geron Gunbardhi, avokat dhe këshilltar i opozitës, ka reaguar ashpër ndaj situatës së ujësjellësit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në Vlorë. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ai ka kritikuar projektet e qeverisë dhe investimet e huaja që, sipas tij, nuk u kanë sjellë zgjidhje reale qytetarëve. “Të rrethohesh me burime pa fund uji dhe të mos kesh ujë për qytetarët e Vlorës, ndërsa shtohen vetëm bojlerët dhe pompat, kjo është e papranueshme,” deklaroi Gunbardhi. Ai iu referua investimit të KFV-së gjermane për ndërtimin e një landfilli të ri në qytet, duke e cilësuar atë si një dështim. “Pavarësisht se...
Burimi: Syri.net