VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar në hapje të konferencës së sotme për shtyp aksionin e IKMT- së në zonën e Thethit. Lideri i opozitës ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama. “Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu”, ka thënë Berisha duke shtuar se “armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre”.  Fjala e Berishës për Thethin: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e...
Burimi: Shkodraweb.com