VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po vijon me intensitet në disa qytete të Shqipërisë. Sot, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një tjetër video nga ky aksion, ku tregohen momente ku inspektorët bashkiakë ndërhynë për të liruar një zonë të pushtuar padrejtësisht nga një subjekt privat biznesi. Në video shfaqen momente nga çmontimi dhe largimi i elementëve që pengonin kalimin e lirë të qytetarëve në trotuar. Në një koment të shkurtër që shoqëronte videon, kryeministri Rama shkroi “Ecim”, duke lënë të...