Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ ”Çmendet” roboti, gjuan me shkelma dhe grushte operatorin
👁9795
Bota E Hënë, 5 Maj 2025 18:10 Edhe pse e ardhmja ”shihet” tek inteligjenca artificiale, problemet janë të pashmangshme. Një robot është filmuar duke sulmuar operatorin e tij në një fabrikë në Kinë. Roboti shfaqet i lidhur pas një vinçi të vogël, por papritur fillon të lëvizë me forcë krahët dhe përpiqet të çlirohet. Dy punonjës, njëri ulur përpara një kompjuteri dhe tjetri pas robotit, largohen me nxitim ndërsa roboti ecën përpara dhe përplaset me objektet përreth. Njëri prej burrave arrin të tërheqë vinçin për ta ndaluar robotin, duke i dhënë fund momentit të frikshëm.