VIDEO/ Berisha: Blendi Gonxhe hyri në lice për pikturë vetëm se vizatoi makinën e ‘xhaxhit Enver’ kur ishte 8 vjeç
Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në sallën e parlamenti, tregoi se si ministri Blendi Gonxhe, u pranua në Liceun Artistik. Ai tregoi se Gonxhe, në vitin 1976, kur ishte vetëm 8 vjeç, kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës dhe ia kishte paraqitur diktatorit gjatë vizitës së tij në Gjirokastër. Berisha tha se Gonxhe ishte rrëzuar fillimisht nga juria në konkursin për pranimin në Lice, por më pas kishte hyrë në këtë shkollë pasi gazetat e kohës kishin publikuar historinë e vizatimit. ‘Hyri duke dërguar gazetat që shkruajtën se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver’, u shpreh Berisha, duke ironizuar ministrin. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Edhe ky këtu, më fal se do lexoj pak se si u bë piktor...
Burimi:
syri.net