“Rama në burg, Berisha në burg”/ Braçe ia “përplas në fytyrë” Berishës në Kuvend
Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe janë përfshirë në replika të ashpra në Kuvend, lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër Qeverisë. Duke e quajtur Berishën me ironi një ‘luan’, Braçe i përmendi ish-kryeministrit thirrjet e protestuesve në Tiranë ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. “Luanin që sapo dëgjova nuk arrij ta kuptoj pse këtu nuk thërret ‘Rama në burg Berisha në burg’, por e bën atje, dhe këtu nuk e bën. Cila është arsyeja që një luan trim nuk bërtet edhe këtu? Ky është një problem moral. Si mundet një pedagog të vijë këtu të thotë ‘po do ta djeg ministrinë e Arsimit se e dua’, ky është një problem i madh moral. Dhe të thuash që me 28 nëntor protesta është madhështore...
Burimi:
ntv.al