Berisha paralajmëron mazhorancën: Përplasja me protestuesit do të ketë pasoja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend shqyrtimin dhe votimin e aktit normativ që lidhet me protestat, duke argumentuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një pjese të zbatimit të tij nuk lejon vijimin e procedurave parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se shqyrtimi i aktit pas vendimmarrjes së Kushtetueses cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit. Sipas tij, Parlamenti nuk ka kompetencë të ndryshojë përmbajtjen e një akti normativ të qeverisë, por mund ta miratojë ose ta rrëzojë atë në tërësi. Kreu i PD-së iu referua konkretisht nenit 5, pikës 2, të aktit normativ, zbatimi i të cilit është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, duke kërkuar që Kuvendi t’i nënshtrohet këtij vendimi dhe të mos e kalojë...
Burimi:
ntv.al