VIDEO/ Avioni i mallrave të Amazon doli nga pista në Miami, 5 të vdekur dhe disa të plagosur rëndë

VIDEO/ Avioni i mallrave të Amazon doli nga pista në Miami, 5 të vdekur dhe disa të plagosur rëndë

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur rëndë pasi një aeroplan mallrash i Amazon Air doli jashtë pistës, ndërsa përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, sipas mediave të huaja. Avioni mallrash Boeing 767-300 u rrëzua pak para orës 14:00 sipas orës lokale (19:00 GMT) pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan, Porto Riko. Avioni goditi gjithashtu disa automjete në tokë. Të gjitha fluturimet u urdhëruan të anuloheshin nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan drejt vendit të rrëzimit të avionit, ku kishte tym. Aksidenti ndodhi gjatë fundjavës së Ditës së Punës, një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimit të vitit. “Të paktën pesë persona kanë humbur jetën...