No Image Available

Policia shqiptare që jeton prej 25 vitesh në Amerikë: Kam qarë me kokërr loti kur dhunoheshin protestuesit

Një police shqiptare, e cila prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo shprehu kundërshtimin ndaj përdorimit të dhunës nga efektivët e policisë gjatë tubimit, duke thënë se pamjet e përplasjeve e kishin prekur emocionalisht. Ajo u bëri thirrje punonjësve të policisë që të mos përdorin forcën ndaj qytetarëve dhe të qëndrojnë në krah të tyre. Sipas saj, detyra e policisë është të mbrojë popullin dhe jo interesat e pushtetit. “Kam 25 vite që jetoj në Amerikë. Kam ardhur në protestë. Ju them të gjithëve të bashkohemi dhe të mos dorëzohemi kurrë. Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë e shqiptarëve. Kam qarë me kokërr loti...