Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Aksioni në Theth! Prishet banesa pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje. Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar. Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur. Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT. Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar. Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur. Top Channel