Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, vizitoi Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku u takua me efektivët e Forcave të Armatosura, që angazhohen çdo ditë në ndihmë të komunitetit për përballimin e situatave të vështira emergjente. Gjatë kësaj vizite, ministri Vengu vlerësoi investimet e kryera në dy vitet e fundit në infrastrukturë, pajisje moderne dhe trajnime të specializuara, të cilat kanë sjellë një rritje të dukshme të kapaciteteve operacionale të kësaj baze. Ai theksoi se, këta janë vetëm hapat e parë drejt një modernizimi të plotë,...
Burimi: Opinion.al