“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar për mediat në Kosovë se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me perëndimin. Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë kriminale. “Kur dëgjoni se çfarë kanë thënë, ata kanë thënë se ka qenë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe kanë thënë se Hashim Thaçi e të tjerët kanë qenë në krye të të gjithë UÇK-së dhe të gjitha abuzimeve që ka bërë UÇK-ja. Nuk e kanë thënë se kanë qenë disa individë në UÇK që nuk e kanë bërë këtë, kështu u urdhërua ose një fraksion që...