Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të përfitojnë mbrojtje nga Garda e Republikës, nëse janë të rrezikuar pas përfundimit të detyrës së tyre. Sipas vendimit, mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra. Njoftimi i plotë: V E N D I M PËRPËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, TË PROCEDURAVE DHE TË KOHËZGJATJES SË MBROJTJES PERSONALE DHE BANESËS SË PERSONALITETEVE TË TJERA PAS PËRFUNDIMIT TË DETYRËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 4, e 14, pika 3, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit...