Vendimet e Disiplinës! Tirana e pëson nga ish-lojtari, FSHF i vendos ultimatum. Ilir Daja dënohet pas përplasjes në derbi (E PLOTË) – Balkanweb.com – News24

Vendimet e Disiplinës! Tirana e pëson nga ish-lojtari, FSHF i vendos ultimatum. Ilir Daja dënohet pas përplasjes në derbi (E PLOTË) – Balkanweb.com – News24

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënuar me 5 ndeshje pezullim. Në anën tjetër Ndong i Tiranës e ka pësuar me dy ndeshje pas bërrylit ndaj lojtarit të Dinamos. Tiranës i është thënë afat 30 ditë pasi Qendrim Ismajli ka fituar të drejtën për të marrë detyrimet e prapambetura nga kryeqytetasit. Vendimi nr. 14 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.10.2026 AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Zyrtari i AF Elbasani, Armand Memetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE...