No Image Available

Velipojë/ Pëson arrest kardiak 68-vjeçari nga Kosova

Plazhi i Velipojës VELIPOJË- Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së dielës në Velipojë, ku një pushues 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa lahej në det. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”. Dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë, duke humbur jetën në vend. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Velipojë / Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është...