Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)
Vetëm pak orë pas ndryshimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, strukturat bashkiake janë rikthyer në terren, me një aksion të gjerë për pastrimin dhe ndërhyrjen në zonat më problematike të kryeqytetit. Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave më problematike të kryeqytetit për pastrimin e qytetit dhe rikthimin e normalitetit pas sezonit veror. Grupet e punës të Bashkisë së Tiranës kanë zbritur në terren, duke ndërhyrë në zonën e Bregut të Lumit, Babrrusë dhe Urës së Kamzës. Në aksion janë përfshirë Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit, Policia Bashkiake, Eco Tirana dhe ndërmarrje të tjera në varësi të Bashkisë. Zyrtarë të Bashkisë së Tiranës bënë të ditur se ndërhyrjet do...
Burimi:
javanews.al