Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë një tjetër hap ligjor kundër akuzave të ngritura ndaj tij. Kryebashkiaku i arrestuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës. Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.
Burimi: Opinion.al