“Veç punë e Zotit pse nuk jam vrarë!”- Rrëfimi prekës i mbesës së Adem Jasharit për masakrën e Prekazit: Më kujtohen shumë gjëra…

“Veç punë e Zotit pse nuk jam vrarë!”- Rrëfimi prekës i mbesës së Adem Jasharit për masakrën e Prekazit: Më kujtohen shumë gjëra…

Mars 1998, Prekaz. Serbët ndërhynë me tanke dhe autoblinda për të thyer rezistencën e familjes Jashari prej 72 orësh, duke u bërë kështu masakra e parë zyrtare. Besarta Jashari, e mbijetuara e kësaj masakre, ka dhënë një intervistë më përpara për BBC-në, e cila është risjellë në emisionin e sotëm të “Opinion”, në Tv Klan, si një dëshmi e krimeve të bëra në Kosovë nga Serbia. Gjithçka nis me një kujtim të bukur, kur Adem Jashari gjithmonë bashkonte familjen për të larguar sadopak trishtimin e asaj se çfarë po ndodhte në Kosovë. “Për axhën tim Ademin më kujtohen shumë gjëra. Më kujtohet kur gjithmonë ka pasur qejf kur ishim duke luajtur ne fëmijët… Kemi qenë, me një fjalë, një familje e lumtur. Gjithmonë Ademi është...