Vdes legjenda e mundjes, aktori i mirënjohur Hulk Hogan

Vdes legjenda e mundjes, aktori i mirënjohur Hulk Hogan

Legjenda e mundjes Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Mjekët u thirrën në shtëpinë e Hulk Hogan në Clearwater, Florida, herët në mëngjesin e së enjtes, me operatorët që thanë se bëhej fjalë për një ‘arrest kardiak’, sipas TMZ. Para shtëpisë së legjendës së mundjes ndodheshin disa makina policie dhe autoambulanca, dhe ai u transportua me barrelë në ambulancë. Vetëm disa javë më parë, gruaja e Hogan mohoi thashethemet se ai ishte në gjendje kome, duke deklaruar se zemra e tij ishte ‘e fortë’ dhe se ai po rikuperohej pas disa operacioneve.