‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

Bekim Qoku, i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, theksoi se sulmet raciste ndaj shqiptarëve nuk janë fenomene lokale, por kanë ndodhur historikisht dhe në fusha të ndryshme të jetës publike. Ai u shpreh se “këto sulme kanë qenë të shpeshta në futboll, në mbledhje apo tubime të mëdha, ku shqiptarët gjithmonë kanë qenë target i sulmeve me parrulla raciste dhe antishqiptare për të denigruar dhe etiketuar bashkëqytetarët e tyre.” Qoku theksoi se “fatkeqësisht ky fenomen është i përsëritur, sepse gjithmonë është diskutuar dhe janë thënë fjalë, por pa marrë masa konkrete.” Ai shtoi se “kjo dukuri është e trashëguar që prej fillimit të shtetit dhe asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese kundrejt autorëve të thirrjeve të tilla raciste, që godasin një të...