Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit
Dy persona janë vënë në pranga në Fushë Krujë pas vdekjes së një 16-vjeçari në restorantin ku ishte i punësuar si kamarier. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në fshatin Arrameras. Referuar njoftimit zyrtar të policisë, 26-vjeçari E. S., gjithashtu kamarier, ka shtyrë të miturin brenda në ashensor. Për pasojë ashensori është këputur dhe 16-vjeçari ka ndërruar jetë. “Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia. Përveç 26-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja...
Burimi:
javanews.al