Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, 150 ha të djegura! Shuhet vatra e fundit në Drenovë

Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, 150 ha të djegura! Shuhet vatra e fundit në Drenovë

Është shuar vatra e fundit e zjarrit në Drenovë, Mallakastër. 30 forca të ushtrisë i shkuan në ndihmë operacionit të të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës i cili u neutralizua pas 3 ditësh. Vatra u shtri në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha dhe u punua me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Deri tani përllogaritet një sipërfaqe prej 100 ha e përshkruar nga zjarri, Vatra e parë është aktivizuar në ullishten e një fermeri gjatë djegies së barërave. Sipas Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Situata më e vështirë paraqitet...