Vatikani konfirmon shtrimin e Papës në spitalin Gemelli: ndërhyrja mjekësore pritet të nisë nesër

Vatikani konfirmon shtrimin e Papës në spitalin Gemelli: ndërhyrja mjekësore pritet të nisë nesër

Nga Alba Kepi/ Papa Leoni XIV do të shtrohet nesër, të martën më 13 tetor, në spitalin Gemelli të Romës, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nyjeje të zbuluar në mushkëri gjatë kontrolleve mjekësore rutinë. Qëndrimi në spital pas ndërhyrjes parashikohet të zgjasë rreth një javë. Lajmi për ndërhyrjen u bë publik nga vetë Papa të dielën, më 11 tetor, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit në sheshin e Shën Pjetrit. Ndërkohë, gjatë së hënës, Zyra e Shtypit e Vatikanit konfirmoi se nyja pulmonare ishte zbuluar gjatë kontrolleve periodike dhe jo si pasojë e simptomave të raportuara. Papa Leoni XIV njoftoi besimtarët se mjekët kishin zbuluar një nyjë të lokalizuar në mushkëri, të identifikuar në një fazë shumë...