Vatër zjarri në Poliçan, problematike situata në zonën ku ndodhen magazina me lëndë plasëse

Vatër zjarri në Poliçan, problematike situata në zonën ku ndodhen magazina me lëndë plasëse

Këtë të mërkurë një vatër zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri. Më problematike situata është pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri. Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Sipas tij, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është vetëm 200 metra larg.