Van Gaal kritikon UEFA-n dhe formatin e Champions-it: “Një botë e korruptuar”
Louis van Gaal ka sulmuar ashpër UEFA-n dhe formatin e ri të Champions League. Holandezi me përvojë, i cili ka drejtuar Bayern Munich-un, Barcelonën dhe Manchester United-in, shprehu kundërshtimin e tij ndaj këtyre ndryshimeve në një intervistë për disa media holandeze, duke akuzuar organin drejtues se nuk ndjek asgjë tjetër përveç fitimit. Siç raportohet nga gazeta spanjolle “AS”, Van Gaal u shpreh: “Bashkimi i Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA) nuk mendon për asgjë tjetër veçse për të bërë para. Është një botë e korruptuar”. Ai e cilësoi formatin aktual të Champions League si qesharak. Në dy sezonet e fundit, ky kompeticion është zhvilluar duke përdorur një renditje të vetme në fazën fillestare të ligës. Numri i ekipeve është rritur nga 32 në 36, dhe çdo...
Burimi:
telesport.al