“Vajzë Fest 2025”, emrat e njohur mblidhen në fshatin e Ali Asllanit, aktivitetet surprizë që ju presin

“Vajzë Fest 2025”, emrat e njohur mblidhen në fshatin e Ali Asllanit, aktivitetet surprizë që ju presin

Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor. Kjo festë sjell në Vajzë artistë të njohur, kineastë, piktorë, muzikantë e figura publike që i japin dritë kulturës shqiptare. Për tre ditë me radhë, fshati do të rrezatojë jetë përmes shfaqjeve filmike dhe teatrore, ekspozitave të artit, poezisë, këngës polifonike, valles popullore, numrave të cirkut, muzikës bashkëkohore dhe programeve krijuese për fëmijë. Një risi e VAJZEFEST është organizimi për këtë vit i “Ditës Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit...