Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vajza e Lasgushit, historia e kërkimit të një thesari në Pogradec dhe ëndrra e shuar për ta vizituar Kosovën
Nga: Moikom Zeqo Vajza e Lasgush Poradecit, më dërgoi me email diçka që më gëzoi, dhe që më rikujtoi një kohë të largët. Ajo kish nxjerrë nga Ditaret e babait të saj, Lasgushit të madh, disa nga shënimet e poetit për vizitat që i kam bërë unë vetëm në Vitin 1980. Sa shumë jetë, ç’denduri dashurie, respekti dhe kulture që ka në takimet e mia me kryemjeshtrin e lirikës shqiptare. Poeti me një skrupolozitet të veçantë i kronikëzon të tëra detajet. Ai shënon jo vetëm librat që i kam dhuruar, por dhe dedikimet që ia kisha bërë Atij. Për lexuesin e gjerë dua të them se miqësia ime me poetin e liqenit ka qenë shumë e gjatë, shumëvjeçare. Kam qenë mik i përhershëm i familjes...