Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Uzina e armëve në Poliçan u rrezikua nga zjarrvënia e qëllimshme
Zjarri pranë Uzinës së Armëve në Poliçan u shkaktua nga një i moshuar. Mësohet se 63-vjeçari i proceduar është me probleme të shëndetit mendor. Zjarrfikësit, ushtria dhe banorët e zonës punuan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes për të vendosur nën kontroll flakët dhe për të shmangur rrezikun për ndonjë shpërthim të mundshëm nga afrimi i zjarrit pranë depove të armatimit. Ndërkohë, mbetet aktive vatra e zjarrit në dy fshatrat e Patosit, në Gjinoqar dhe Drenie. Rreziku është larguar nga zonat e banuara, por zjarri po djeg masivin pyjor dhe ndërhyrja është e vështirë për lokalizimin e vatrës. Klan News