Urgjenca pediatrike, 90 vizita në ditë, viroza dhe alergji tek fëmijët

Urgjenca pediatrike, 90 vizita në ditë, viroza dhe alergji tek fëmijët

Numri i fëmijëve që paraqiten çdo ditë pranë urgjencës pediatrike të Elbasanit vijon të jetë i lartë. Madje edhe shtrimet në pavione kanë qenë në shifra të konsiderueshme. Shefja e pediatrisë, tregon simptomat, që vijnë sa nga luhatjet e temperaturave të ndërthurura me virozat dhe alergjitë e stinës Higjiena, kujdesi në veshje dhe natyrisht ushqyerja e shëndetshme dhe përdorimi i sa më shumë lëngjeve natyrale janë këshillat që mjekët japin për prindërit e fëmijëve që shfaqin simptoma në këtë periudhë.
Burimi: Javanews.al