Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre. Burime qeveritare i pohuan Top Channel se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen. Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh. Por të njëjtat burime qeveritare pohuan për Top Channel se kjo lidhet me...
Burimi:
javanews.al