UP-ja ndan çmimin “Hasan Prishtina”, nderohen edhe dy medaliste të “Taranto 2026”

UP-ja ndan çmimin “Hasan Prishtina”, nderohen edhe dy medaliste të “Taranto 2026”

Universiteti i Prishtinës ka ndarë për herë të dytë çmimin “Hasan Prishtina”, me të cilin janë nderuar studentë të dalluar dhe studentë me arritje të veçanta të përfshirë në Listën e Rektorit. Në mesin e të vlerësuarve këtë vit janë edhe medalistet e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, Donjeta Sadiku dhe Flaka Loxha, të cilat u nderuan për arritjet e tyre të veçanta në sport. Sadiku fitoi medaljen e artë, ndërsa Loxha medaljen e bronztë. Të dyja janë studente të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe ishin pjesë e Listës së Rektorit. Çmimi për arritje të veçanta iu dha edhe Doruntina Salihut, Era Hamitit dhe Rinë Foniqit, për rezultate të dalluara në fusha të ndryshme. Me çmimin që mban emrin e atdhetarit dhe veprimtarit Hasan...