Organizoi sulmin në Banjskë, Bosnja i ndalon hyrjen Milan Radoiçiçit
Milan Radoiçiç BOSNJE HERCEGOVINË-Bosnja dhe Hercegovina i ka ndaluar hyrjen Milan Radoiçiçit, të dyshuarit për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, duke e cilësuar atë kërcënim për sigurinë kombëtare. Vendimi është marrë më 13 nëntor, katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe shpalljen në kërkim, pasi Radoiçiq nuk u paraqit në polici, siç e detyronin masat e vendosura ndaj tij. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga burime të sigurisë në Bosnje. Me këtë vendim, nëse Radoiçiç tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, autoritetet do t’ia refuzojnë hyrjen ose do ta ndalojnë në kufi. Institucionet boshnjake nuk kanë dhënë ende shpjegime të mëtejshme për arsyet e klasifikimit të tij si rrezik...
Burimi:
zeri.ai