“Gabim strategjik” Rama në Berlin: Evropa vendosi më në fund të ketë dialog me Rusinë
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”. Rama u prit në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, me ftesë të të cilit po zhvillohet samiti. Gjatë një prononcimi për median, kreu i qeverisë komentoi vendimin e marrë në Dublin për krijimin e grupit përfaqësues evropian që do të vazhdojë dialogun me Moskën. Sipas Ramës, vendimi duhet të ishte marrë më herët. Edi Rama: Është një moment dhe një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu, në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh dhe asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Evropës në një komunikim të mundshëm me...
Burimi:
zeri.ai