Bienalia Ndërkombëtare e Grafikës rikthehet në Galerinë e Artit Tiranë

Bienalia Ndërkombëtare e Grafikës rikthehet në Galerinë e Artit Tiranë

19 November, 2026 - 17:02 Në Galerinë e Artit Tiranë është hapur edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, me rreth 190 vepra artistike nga 24 shtete të ndryshme. Ekspozita bashkon artistë ndërkombëtarë të cilët vijnë në këtë ekspozitë me teknika, stile dhe koncepte të ndryshme të artit grafik, duke prezantuar identitete kulturore, përvoja dhe këndvështrime të ndryshme artistike.  Ky edicion i dytë vjen pas katër vitesh ndërprerjeje. Drejtuesi i saj, Abaz Hado, u shpreh për mediet se realizimi i këtij edicioni ishte një domosdoshmëri për të vijuar rrugëtimin e aktivitetit dhe për të mos lejuar që vështirësitë e momentit të pengonin zhvillimin e tij. Sipas Hados, pjesëmarrja e artistëve nga 24 vende, mes të cilëve edhe emra të njohur të artit, dëshmon rëndësinë...