Shtyhet seanca për shqyrtimin e ligjit për “Specialen”, vendimi erdhi pas konsultimeve të krerëve të grupeve parlamentare!

Shtyhet seanca për shqyrtimin e ligjit për “Specialen”, vendimi erdhi pas konsultimeve të krerëve të grupeve parlamentare!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Ardian Gola bëri me dije se pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë u vendos të shtyhej shqyrtimi u ligjit për Dhomat e Specializuar me seli në Hagë. Më herët, pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, kryetarja në detyrë e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku deklaroi se mes palëve ka dallime vetëm në aspektin procedural, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë. “Isha në takim me kryetarin Hamza, me kryetarin e lëvizjes vetëvendosje, nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë.” Me kërkesë të PDK-së, muajin e kaluar presidentja Justina Shiroka Pula ktheu për rishyrtim në Kuvend ligjin që parashikon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale,...