18 artistë nga Kosova përfituan nga programi i trajnimit në Austri
19 November, 2026 - 16:47 Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se 18 artistë nga Kosova kanë përfituar nga Programi i Trajnimit për Punë Kulturore Kosovë–Austri, përmes të cilit kanë zhvilluar praktika dymujore në institucione të artit dhe kulturës në Vjenë. Sipas Bogujevcit, artistët kanë pasur mundësi të fitojnë përvoja të reja profesionale dhe të krijojnë lidhje me skenën kulturore austriake. Ky program është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Austrisë, me qëllim të nxitjes së shkëmbimit kulturor dhe krijimit të mundësive për bashkëpunime të reja mes dy vendeve. Ministrja ka falënderuar Ambasadën e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen në realizimin e këtij programi./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com